Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Arsenal i frikshëm, mposht mes 5 golave Newcastle dhe vijon garën për titull

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arsenal i frikshëm, mposht mes 5 golave Newcastle dhe vijon

Arsenal arriti të fitoi bindshëm përballë Newcastle në Emirates Stadium. Topçinjtë fituan me rezultatin e thellë 4-1 duke marrë 3 pikë të arta në garën për titull. Londinezët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me 2 gola, i pari autogol i Botman ndërsa të dytin e futi në rrjetë Havertz.

Pjesa e dytë do të niste me të njëjtin marsh teksa Arsenal gjeti 2 herë të tjera rrugën e rrjetës me Saka dhe Kiwior, ndërsa në fund të ndeshjes Willock do të shënonte golin e nderit për Magpies, por që do të vlente vetëm për statistika.

Një fitore me shumë vlera e djemve të Artetas që shkojnë në kuotën e 58 pikëve, 1 më pak se City i dyti dhe 2 nga Liverpool kryesues.

Golat e shënuar në pjesën e parë: (VIDEO)

Golat në pjesën e dytë: VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga