
Chelsea është mposhtur në transfertë përballë Newcastle. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Premier League, përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të Newcastle. Në këtë sfidë, kishe minuta edhe për Armando Brojën, i cili u aktivizua në minutën e 69’ duke zënë vendin e Jackson.
Të parët në avantazh kaluan vendasit me anë të Isak. Suedezi shënoi në minutën e 13’ të sfidës. Goli i barazimit nuk vonoi, pasi Chelsea shënoi me anë të Sterling. Ky i fundit ekzekutoi në mënyrë perfekte një faull në minutën e 23’. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Me fillimin e pjesës së dytë Newcastle u bë më kërkues, teksa gjeti dy gola për 1 minutë. Ishte Lascelles në minutën e 60’ që dërgoi ndeshjen në 2-1 dhe Joelinton 1 minutë më vonë që shënoi golin e 3-të për të tijët. Teksa për të vulosur rezultatin mendoi Gordon në minutën e 84’ të sfidës. Gjithashtu Chelsea luajti me 10 lojtarë prej minutës së 73’ për shkak se James u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Me këtë humbje, Chelsea mbetet në vendin e 10-të të klasifikimit me 16 pikë, ndërsa Newcastle ngjitet në vendin e 6-të me 23 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjesh.