
Arbnor Muja ka arritur të shënojë në ndeshjen që po luhet akutalisht mes Ostende dhe Antwerp ku bën pjesë kosovari. Në minutën e 11-të, sulmuesi dardan gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë në Belgjikë teksa u gjend aty ku duhej për të dërguar topin në rrjetë.
Muja u transferua këtë verë në Belgjikë nga skuadra e Dritës dhe dalëngadalë po fiton terren dhe po ambientohet me skuadrën e re ku niveli i futbollit është shumë herë më i lartë se ai në Kosovë. Veç këtij goli, Arbnor Muja ka regjistruar edhe një asist dy ndeshje më parë.
Poll