Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Anglia shuplakë Kosovës, dardanët kthehen me "këmbë në tokë"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Anglia shuplakë Kosovës, dardanët kthehen me

EURO 2020/ Angli-Kosovë 5-3 (Berisha 1', Stërling 8', Kane 19', Vojvoda 38' OG, Sancho 44', Sancho 45, Berisha 49', Muriqi 54' 11-m)

Është mbyllur ndeshja në Southampton midis Anglisë dhe Kosovës me rezultatin 5-3. Dardanët kanë shënuar që në sekondat e para me Berishën por avantazhi nuk ka zgjatur shumë para "furisë" angleze. Futbollistët e talentuar Sancho, Stërling, Kane, kanë shënuar 5 gola që në pjesën e parë. Në të dytën ishte Kosova ajo që luajti më shumë duke shënuar dy herë me Berishën dhe Muriqin. Anglia ka patur mundësi për të shënuar me 11-metërsh por portieri Muriç është treguar fantastik me pritjen e penalltisë.

Formacionet:

Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Keane, Maguire, Sterling, Henderson, Kane, Barkley, Sancho

Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Aliti, Voca, Halimi, Celina, Muslija, Rrahmani, Berisha, Vojvoda, Muriqi

Komenti i ndeshjes:

90' Përfundon ndeshja.

87' Besart Celina shpërdoron një rast të mirë brenda zonës. E pa fat Kosova.

78' Kosova mban posedon topin me pasa të shkurtra.

66' Murici fantastik, i pret penalltin Harry Kane dhe mban në lojë Kosovën.

54' Muriqi kthen në gol 11 metërshin.

49' Berisha shënon për të dytën herë, duke kthyer në gol krosin fantastik nga brenda zone.

48' Arnold godet fuqishëm por Muric përgjigjet duke e pritur topin.

45' Fillon pjesa e dytë.

45' Stërlin luan me mbrojtësit e Kosovës, Sancho shtyn topin në rrjet

44' Sancho shënon golin e katert.

38' Vojvoda bën gabimin amator, shënon në portën e vet.

30' Valon Berisha merr një pas të mirë, godet brenda zonës por topi bllokohet nga mbrojtësit.

27' Është Anglia që zotëron lojën tani. Kosova e gjitha fushën e saj.

19' Stërling shmang një mesfushor, pason tek Kane. Ky i fundit gjuan fortë dhe kalon në avantazh Anglinë.

15' Luan mirë Kosova, me Halimin dhe Celinën. Kombinime të mira por nuk po finalizojnë

8' Zgjat shumë pak avantazhi i Kosovës, Stërling barazon shifrat.

2' Gabim trashanik i mbrojtësave të Anglisë. Berisha kalon shumë shpejtë në avantazh Kosovën.

1' Fillon ndeshja.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga