Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Anglia fiton me "cinizëm", Franca i pret në "finalen" e parakohshme

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Anglia fiton me "cinizëm", Franca i pret në

Angli – Senegal 3-0

Kupa e Botës

Faza e 1/16

Stadiumi: “Al Bayt”

Arbitër:  Ivan Barton

Ndeshja: Anglia ka marrë një fitore me peshë në mbrëmjen e sotme duke u kualifikuar për në çerekfinale. Ndeshja kundër Senegalit u mbyll me shifrat 3-0 në favor të “Tre Luanëve”, që kalojnë në fazën tjetër ku kundërshtari i radhës është Franca. 

Anglia u tregua cinike duke realizuar në kundërsulme gjatë pjesës së parë, golat të cilat përcaktuan rrjedhën e takimit. Në fillim Henderson e më pas ishte Kane, autorët e dy golave në pjesën e par. Goli i Saka në pjesën e dytë vulosi përfundimisht fatin e takimit, pas një ekzekutimi perfëkt nga 21 vjeçari.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Shaw, Stones, Maguire, Walker, Rice, Henderson, Foden, Bellingham, Saka, Kane

Senegali: Mendy, Sabaly, Koulibaly, Diallo, Jakobs, Sarr, Mendy, Ciss, Diatta, Ndiaye, Dia

Komenti minutë pas minute:

90'+4' Përfundon takimi

57' Saka realizon një gol fantastik duke shpalosur klasin e tij. Anglia tashmë me një hap në çerekfinale

56' Kane lëshon një potente nga distanca

46' Starton pjesa e dytë

45'+4' Mbyllet pjesa e parë

45'+3' Anglia dyfishon shifrat me Kane. Dy kundërsulme të rrufeshme, janë ndalur në fundin e rrjetës të Mendy

43' Anglia ka ndryshuar "marsh" në këtë fund të pjesës së parë 

39' Kundërsulm perfekt o anglezëve, Henderson ndëshkon senegalezët

31' Senegali shfaqet rrezikshëm në portën e Pickford, aglezët spektator "luksi"

 23' Senegali jep shkëndijën e parë, pret të shfrytëzojë gabimet e anglezëve. Sarr shumë pranë golit, VAR nuk zinjalozion për penallti, pasi topi ka prekur më parë trupin.

20' Përgjumje totale e dy ekipeve, Senegali shijon kontrollin e topit nga anglezët

10' Ekipet mundohen të krijojnë hapsira, Anglia posedim dominant të topit

1’ Gabimet vlejn sa një eleminim, starton takimi me topin e shkelmuar nga Senegali

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga