VIDEO/ Afrimi më i ri i Liverpool, ish klubi tij mesazh special: Kujdesuni për të
Shkruar nga NEWSPORT
Liverpol bëri zyrtare afrimin e tyre më të fundit, Cody Gakpo. Sulmuesi 23 vjeçar i cili shkëlqeu me Hollandën në Kupën e Botës, u bashku në këtë merkato me Liverpool. Të kuqtë kanë shpenzuar një shifër prej 42 milionë eurosh, për shërbimet e tij.
PSV e cila rriti në gjirin e saj sulmuesin që nga hapat e tij të parë e deri në ekipin e parë, nuk ka lënë pa përçuar një mesazh tepër special në shenjë respekti dhe përkujdesje ndaj sulmuesit të saj: “Cody Gakpo, përgjithmonë një prej nesh. Liverpool kujdesu për të.”