Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ 4 gola, karton të kuq dhe VAR në fushë, sfidë dramatike në Premier League, Ançeloti dhe Klopp ndahen në paqe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 4 gola, karton të kuq dhe VAR në fushë, sfidë

Ka përfunduar me rezultatin 2-2 ndeshja mes Everton dhe Liverpool e vlefshme për javën e pestë të Premier League. Kjo sfidë ka pasur brenda gjithçka, kartonë të kuq dhe gola të anuluar. Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh me Sadio Mane që në minutën e 3-të arriti të zhbllokonte shifrat. Në të 19-tën është Roi Keane që barazon rezultatin për t'i vënë kapakun në këtë mënyrë 45 minutave të para.

Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dy skuadrat. Muhamed Salah arrin të kalojë në epërsi sërish Liverpool teksa në minutën e 72-të tund rrjetën e ekipit të Ançelotit. Vendasit janë të vendosur për të barazuar dhe nuk vonon teksa Calvert arrin të realizojë në minutën e 81-të. Asgjë nuk mbaron këtu pasi në radhët e Everton detyrohet të dalë nga fusha e lojës Richarlison. Ky i fundit ndëshkohet me të kuq duke lënë ekipin me 10 vetë.

Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë dhe pikërisht në të dytën e shtuar, Liverpool realizon por goli anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje. Pas kësaj ndeshje, Everton mban vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Liverpool të dytin me 3 pikë më pak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga