Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ 3 penallti, 2 karton të kuq dhe 5 gola, Juventusi mposht Interin dhe mban "gjallë" shpresat për Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 penallti, 2 karton të kuq dhe 5 gola, Juventusi mposht Interin dhe

Juventus-Inter 3-2

Ndeshje e çmendur mes Juventusit dhe Interit e cila është mbyllur me fitoren 3-2 për bardhezinjtë. Sfida prodhoi gjithçka, 3 penallti, dy kartona të kuq dhe plot 5 gola. Fillimisht ishte Ronaldo që shënoi gol edhe pse u ndal fillimisht nga penalltia. Pak minuta më vonë Lukaku sërish nga penalltia barazoi ndeshjen në 1-1, ndërsa Cuadrado shënoi në minutat e fundit duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë, Juventusi ngeli me 10 lojtarë që në minutën e 55-të pasi Bentacur u largua me karton të kuq. Interi barazoi ndeshjen në minutën e 83-të falë një autogol të Chielinit, por 3 minuta më vonë, Cuadrado fiton penallti dhe e kthen po vetë në gol. Me këtë fitore, Juvja mban gjallë shpresat për një vend në Champions dhe renditet në vendin e 4 me 75 pikë në pritje të Napolit dhe Milanit.

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, A Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro Martinez, Lukaku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga