
Arsenal luajti ndaj Brentford për javën e 7 në Premier League. Topçinjtë fituan në transfertë me rezultatin e pastër 0-3. Mungesa e kapitenin Odegaard nuk ishte problem për djemtë e Arteta-s që ja dolën të merrnin 3 pikët që do t’i dërgojnë në krye të renditjes me 18 pikë.
Mbrojtësi Saliba shënoi i pari në minutën e 17 pas asistit të yllit të ekipi, Bukayo Saka. 11 minuta më vonë, Granit Xhaka do të krosonte mjaft bukur në zonë për Gabriel Jesus i cili e dërgoi topin në rrjetë me kokë. Në fillimin e pjesës së dytë, Fabio Vieira do të shënonte një gol shumë të bukur në debutimin e tij si titullar.
GOLAT e sfidës:
Poll