
Ivan Galiç është një ndër lojtarët që spikati në dy fazat e para te Flamurtari. Mesfushori kroat ka arritur të shënojë 3 gola deri më tani me fanellën e kuqezinjve. Së bashku me skuadrën ai ndodhet në Antalia, ku po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore. Sot, Galiç ka festuar ditën e tij të lindjes dhe për këtë drejtuesit së bashku me futbollistët e tjerë e kanë uruar kroatin duke i dhuruar tortën me qirinjtë "22". "Gëzuar datëlindjen, Ivan Galiç", shkruan klubi i Flamurtarit në faqen zyrtare në facebook.
Poll