
Adrion Pajaziti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Fulham U-21 luajti në shtëpi përballë Reading U-21. Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Premier League 2, përfundoi me rezultatin 7-1 në favor të ekipit ku aktivizohet shqiptari.
Pajaziti ishte personazhi kryesor i kësaj ndeshje. Mesfushori i Kombëtares shqiptare U-21 ia doli të shënonte plot 3 gola dhe të asistonte në dy të tjerë. 21-vjeçari e nisi me asist në minutën e 7’, për të vazhduar më pas me golat në minutën e 35’, 42’, dhe 46’. Teksa kontributin e tij e mbylli përsëri me një asist në minutën e 56’.
Padyshim, Pajaziti është një talent që premton shumë dhe një nga kryesorët edhe te Shqipëria U21. Teksa pritet që këto performanca t’i bien në sy edhe ekipit të parë të Fulham dhe pse jo, këtë sezon ta shohim të luajë krah Armando Brojës.
Një nga asistimet e Adrion Pajazitit:
[video width="624" height="308" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/03/bandicam-2024-03-05-13-22-27-511.mp4"][/video]