Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 2 penallti të fituara dhe 80 minuta në fushë, Armando SADIKU shkëlqen në Bolivi, Bolivar e pëson në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 penallti të fituara dhe 80 minuta në fushë, Armando

Armando Sadiku ka qenë deçiziv për Bolivar në Kupën e Amerikës së Jugut. Sulmuesi i Kombëtares ka fituar të dyja penalltitë e kthyera në gol nga shoku i tij I skuadrës Saavandra, teksa Bolivar ka barazuar në shtëpi 2-2 me Wilstermann. Shqiptari edhe pse nuk e ka dërguar vetë topin në rrjetë ka ndihmuar të tijtë, që janë barazuar vetëm në minutën e 86, gjashtë minuta pasi Sadiku la fushën I zëvendësuar.

Miqtë do gjenin të parët rrjetën me Osorlo në minutën e 6 po nga penalltia, ndërsa ekuilibrat do vendoseshin në minutën e 23, aty ku Sadiku do depërtonte mirë në zonë dhe përballë portierit do pengohej nga mbrojtësi mik. Penallti dhe barazim, ndërsa e njëjta gjë do ndodhte në minutën e 42, ku sërish protagonist Sadiku pengohet nga portieri dhe për kryesorin penalltia e tretë e ndeshjes.

Bolivar e mbylli pjeën e parë në avantazh 2-1, teksa do duhej minuta e 86 që ndeshja të barazohej nga miqtë. Kujtojmë se Sadiku luajti 80 minuta, për t'u zëvendësuar nga Manacho. Pas dy golave në kampionat, Sadiku po rikthehet protagonist në Bolivi duke fituar 2 penallti. Bolivar mban vendin e dytë me gjashtë pikë në grupin e vet në Kupën e Amerikës Latine.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga