Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vetëm 1 milion euro, Atalanta shet “yllin” e ekipit në SHBA

Shkruar nga NEWSPORT

Luis Muriel nuk do të jetë më lojtar i Atalantas. Ylli i sulmit bergamask mbyll aventurën me zikaltërit pas 4 sezonesh e gjysmë. Muriel do të nisë një aventurë krejtësisht të re, pasi do të transferohet në MLS te ekipi i Orlando City.

Sulmuesi kolumbian do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me amerikanë. Nga ky operacion klubi italian do të përfitojë vetëm 1 milion euro, duke patur parasysh që i lojtarit i kishin mbetur vetëm 6 muaj nga kontrata.

32-vjeçari do të “braktisë” kështu Gjimshitin dhe Atalantën dhe në orët e ardhshme do të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po punohet vetëm për dokumentet finale dhe më pas gjithçka do të jetë zyrtare.

[caption id="attachment_722591" align="alignnone" width="720"]Luis Muriel Luis Muriel[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga