
Gentjan Muça duket të ketë mbyllur aventurën e tij me Kukësin. Burime për newsport.al bëjnë me dije që 29-vjeçari ka ndjerë edhe një herë shqetësimin e mëparshëm muskular, që ka pasur gjatë kampionatit. Kjo e ka detyruar atë të largohet përfundimisht nga skuadra verilindore, duke qenë se nuk mund të jetë i gatshëm për takimin e së enjtes, ku Kukësi do të luajë me Austrinë e Vjenës në "Elbasan Arena". Mësohet se Muça pritet t'i bashkohet Tiranës ditën e premte në Zllatibor të Serbisë, vend ku bardheblutë po kryejnë fazën përgatitore. Nuk dihet nëse qendërmbrojtësi do të jetë i gatshëm për këtë fazë përgatitore, megjithatë stafi teknik së bashku me atë mjekësor do të mund t'i aplikojnë një stërvitje të diferencuar deri në riaftësimin e plotë të tij.
Gentjan Muça u huazua te skuadra e Kukësit vetëm për takimet e Europa League, ku trajneri Hasan Lika e aktivizoi si mesfushor, ndërkohë që pozicioni natyral i tij është në qendër të mbrojtjes. Presidenti verilindor së bashku me Refik Halilin u dakortësuan që 29-vjeçari i Tiranës të ishte pjesë e kuksianëve vetëm për kupat e Europës. Megjithatë aventuara e qendëmbrojtësit kryeqytetas duket të jetë mbyllur sot me skuadrën e Kukësit.
[gallery columns="1" size="full" ids="18298"]