Humbja kundër Polonisë në mes të Varshavës, vazhdon të “djeg” për Kombëtaren dhe tifozët e Shqipërisë. Portieri Thomas Strakosha u tregua i pakujdesshëm në golin e pësuar, 1 – 1. Pikërisht ky moment ndryshoi rrjedhën e lojës dhe “zgjoi” polakët.
Në minutën e 72-të, debutuesi Stavro Pilo, kishte shansin e “artë” për t’i dërguar shifrat 2 – 1 në favron e Shqipërisë, por që goditja e dobët nga 25-vjeçari u ndal prej portierit Grabara.
Të dy episodet, së bashku me rastin “flagrant” të humbur me autor Nedim Bajramin, janë gjykuar tej mase nga tifozët shqiptarë. Tifo-grupi i AEK-ut të Athinës, të njohur në rrjetet sociale si “xhaxhai i verdhë”, kanë reguar ndaj Kombëtares sonë, duke prekur edhe rastin e mbrojtësit Pilo:
“Mirëmëngjes për ju. Është ndryshe të jesh AEK, apo jo? A e dini kush janë ndryshe në Greqi? Shqiptari… Pse po tallemi me shqiptarët? Mendoni për këtë për një moment. Pse erdhën te varfër dhe te pisët në vitin 1993 në vendin tonë?! Ata e dinë gjuhën tonë.
Hajt se edhe brazilianët janë të varfër. Pse nuk tallemi me ta në mënyrë raciste? Pra, interesi është në mes. A e dini se kush tjetër është i varfër? Greku. Sipas studimeve, Greqia është e fundit në fuqinë blerëse për qytetar në Bashkimin Evropian.
Racizmi nuk i përket një grupi të përbërë nga refugjatët. E qartë dhe e thjeshtë. Ose do të jesh AEK ose racist. Nuk mund t’i bësh të dyja.
Kur thua ‘ku po shkojmë me Pilos shqiptarin’ dhe nënkupton se si shqiptari është inferior, të kujtojë se ata luajtën në Europianin e fundit dhe ne ishim në kolltuk. Të enjten ata luajtën për t’u kualifikuar në Botëror, ndërsa ne jemi akoma në kolltuk”.
