
Frederik Veseli ka qenë ndër lojtarët kryesorë sa i perket ecurisë së Empolit dhe ngjitjes në Serie A. Prej kohësh, mediat italiane kanë konfirmuar zera se klubet të ndryshme nga elita e futbollit italian kanë nisur përpjekjet e para për të përfituar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Deri para pak kohës u fol për një kalim të mundshëm te Fiorentina, ndërkohë që së fundmi "Tuttomercatboweb" shkruan se në "luftë" është hedhur dhe Sassuolo.
Nuk dihet ende se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit, kjo për faktinse nëse Empoli ngjitet në Sere A, 25-vjeçari mund të qëndrojë në të njëjtin ekip, por nuk përjashtohet mundësia për ndryshim të ambientit për sezonin e ri. /NEWSPORT.AL/
[gallery columns="1" size="full" ids="230323"]