Formula 1 bëhet gati për kurorzimin e kampionit të këtij sezoni. Max Verstappen vetëm një “çmenduri” mund ta largojë nga titulli kampion. Në provat zyrtare të ditës së sotme, piloti holandez arriti pole-position duke “liruar” rrugën drejt titullit. Holandezi kryeson me 341 pikë, 104 më shumë se rivali Leclerc dhe 106 më shumë se shoku ekipit, Sergio Perez.
Gara e nesërme e shpall zyrtarisht kampion Verstappen nëse holandezi arrin të përfundoi i parë duke rregjistruar edhe xhiron më të shpejtë. Nëse holandezi nuk arrin të rregjistrojë xhiron më të shpejtë atëherë duhet që Leclerc të përfundojë garën i treti ose më poshtë. Titulli është çështje kohe por Verstappen nuk është nga ata që presin dhe do të tentojë të mbyllë me çdo kusht llogaritë.