Max Verstappen (Red Bull) është kampion bote për herë të parë në Formula 1. Gara e Abu Dhabi ka qenë më shumë se emocionuese në fund, me xhiron e fundin që ka vendosur gjithçka. Një incident pesë xhiro nga fundi ka bërë që Verstappen të përfitojë, duke mundur Hamilton në kthesat e fundit edhe pse gjatë garës ishte deri në 19 sekonda pas.
Piloti anglez kërkoi nga skuderia e tij (Mercedes) të hynte në pit stop për të ndërruar gomat, teksa nuk u lejua për mos humbur kohë dhe vendin e parë në xhirot e fundit. Incidenti ka bërë që makina e sigurisë të hynte në pistë, duke afruar makinat njëra pas tjetrës.
Teksa duhej një xhiro nga fundi, belgo-hollandezi ka dhënë gjithçka nga vetja për titullin e parë në karrierë. Një vit fantastik ky për Max që iu del tej pritshmërive. Përpara garës së fundit të këtij sezoni, Hamilton dhe Verstappen ishin me pikë të barabarta.
