Covid-19 ka bërë që FIFA t'I lërë dorë të lirë klubeve për lojtarët që duhet ose jo t'I bashkohen ekipeve Kombëtare. Një rast I paprecedentë ka ndodhur në Kinë, teksa venezueliani Solomon Rondon ka tentuar të ikë pa lejen e Dalian, klubit kinez që I zotëron kartonin.
Sulmuesi ia doli të siguronte tre bileta në pesë ditë për tre tentativa, me drejtuesit e kinezëve që e kanë bllokuar lojtarin në aeroport, pak përpara se ai të ngjitej në avion. Venezuela do të jetë mëngjesin e nesërm mysafire në Kolumbi, me duelin që vlen për kualifikueset e Kupës së Botës.
Pozicioni I keq në tabelë për Dalian ka bërë që kinezët mos lejojnë lojtarin të dalë jashtë Kine, pasi një kthim I tij do të detyronte 14 ditë karantinë, duke humbur fazën deçizive të kampionatit.
