
Futbolli vijon të luhet, edhe pse Coronavirus po bën të pamundurën për të ndalur atë. Ndeshja e kthimit në Champions League Liverpool-Atletico Madrid do luhet me tifozë. Ky është vendimi i fundit, i cili hyn në fuqi menjëherë. Lind pyetja, sa janë të gatshëm tifozët që të jenë të pranishëm në stadium? Atletiko Madrid ka menduar edhe për ta që kanë frikë, duke rimbursuar tifozët që kishin bileta por janë penduar.
Një gjest ky për t’u duartrokitur pasi jo çdo klub e bën. Nuk mund të qëndronte duarkryq as instancat më të larta të qeverisë spanjolle, ku për hir të shëndetit kanë kërkuar që tifozët madrilen mos të udhëtojnë. Se çfarë do ndodhë, do mësohet vetëm në momentin e fundit.
Poll