
Partizani është një nga skuadrat që ka dhe mbështetjen më të madhe të fitozëve në vendin tonë. Por jo vetëm kaq, pasi “Demat” ndiqen edhe nga tifozë të huaj, të cilët në sfidën e fundit me Skënderbeun brohorisnin nga shkallët e stadiumit “Arena e Demave”.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen disa tifozë skocezë. Këto të fundit po e shijonin ndeshjen në këmbë, ndërsa në kor thërrasin “Partizani – Partizani”.
Mesa duket Olsi Rama dhe Partizani kanë “fituar garën” me Ilir Metën. Siç dihet ky i fundit është një tifoz i zjarrtë Celtic, një prej skuadrave protagoniste në kampionatin skocez. Asnjëherë kryetari i Partisë së Lirisë nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për ekipin skocez, por ketë herë siç duhet është “tradhëtuar” nga skocezët, të cilët kanë preferuar të mbështesin ekipin e Partizanit.
Kujtojmë se Partizani aktualisht mban vendin e 3 në tabelën e klasifikimit, me 57 pikë, 1 më pak se Vllaznia dhe 3 më pak se Egnatia kryesuese. Siç dihet edhe 2 ndeshje na ndajnë nga fundit i Superiores.