
Tirana dhe Kukësi ditën e djeshme kanë zhvilluar mes tyre një ndeshje miqësore. Sfidë kjo e cila ka përfunduar në favrin e skuadrës kryeqytetase.
Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka triumfuar me shifrat 2-1, ku golat për bardheblutë janë shënuar nga Haxhiu 67’ dhe Bami 74’. Ndëkrohë për verilindorët gjeti rrugën e rrjetës Sadiq në minutën e 83-të për të ngushtuar kështu rezultatin.
Një sfidë kjo e cila përpos rezultatit, për trajnerët kishte shumë rëndësi. Si Tafaj ashtu edhe Shkëmbi provuan lojtarë të ndryshëm gjatë ndeshjen. Kryeqytetasit aktivizuan me shumicë futbollistë të rinj, pasi promovuan sidomos lojtarët e moshës U-17.
Një mundësi për ta për të treguar cilësitë dhe për të tërhequr vëmendjen e Bledi Shkëmbit. E ardhmja e këtij të fundit te Tirana ende është në pikëpyetje dhe në javët në vazhdim pritet që Refik Halili të vendosë pikat mbi “i” dhe të nisë më pas ndërtimi i skuadrës për sezonin e ri.
Goli i shenuar nga skuadra e Kukesit