Merkato janari dhe Vora sapo ka zyrtarizuar edhe hyrjen e saj më të re në ekipin e tyre. Klubi ka mirëpitur sulmuesin e ri, Renaldo Torraj. Ky i fundit ë shtë formuar në në akademinë e Tottenham Hotspur, duke vijuar më pas karrierën e tij në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21.
Ndërsa sa i takon paraqitjes së tij në Shqipëri, Torraj ka luajtur edhe për ekipet e Superiores, bëhet fjalë për Teutën. Ndër të tjera 21-vjeçari ka luajtur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë U16, U17, U19 dhe U21, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një lojtarë premtues.
Ndërsa lajmi u bë i ditur nga postimi i klubit të Vorës në "Facebook", fotoja e Torrajt e cila është shoqëruar edhe me shkrimin: Mirëserdhe Renaldo Torrajt dhe shumë suksese me fanellën e Vorës!
