Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ U largua nga Tirana, Fjoart Jonuzi prezantohet te rivalët e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Tirana, Fjoart Jonuzi prezantohet te rivalët e
Luan Pinari dhe Fjoart Jonuzi

Fjoart Jonuzi është zyrtarisht pjesë e Dinamos. Mesfushori vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Tiranën, por duke qëndruar në Superiore për të nisur një cikël të ri me dinamovitët.

Si fillim, Jonuzi ishte shumë pranë transferimit te Ballkani, ku trajner është Orges Shehi. Por kryesuesit e Superiores së bashku me Ilir Dajën i ndryshuan mendjen mesfushorit 28 vjeçar.

Kujtojmë që Jonuzi ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar. Ai është aktivizuar me ekipe elitare si Kukësi, Laçi dhe Vllaznia, para se të kalonte te bardheblutë e Tiranës.

Njoftimi i klubit të Dinamos:

Fjoart Jonuzi është zyrtarisht lojtar i FC Dinamo City.
Mesfushori që deri në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e KF Tiranës, ka firmosur ditën e sotme dhe ka dalë menjëherë në stërvitje me ekipin, nën urdhërat e trajnerit Daja.
Më herët, 28-vjeçari ka qenë pjesë e klubeve të Kukësit, Laçit dhe Vllaznisë në superiore.
Mirësevjen Fjoart!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga