Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Transferim “bombë” në Superiore, Partizani prezanton ish-in e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Transferim “bombë” në Superiore, Partizani
Tirana - Partizani

Partizani ka bërë një goditje të madhe në merkato duke afruar një ish-mesfushor të Kombëtares shqiptare dhe aktualisht i Kosovës. Bëhet fjalë për Herolind Shalën që është lojtari më i ri i skuadrës së kuqe.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë “demat e kuq” nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ku prezantohet Shala me fanellën me numër 6.

Njoftimi i Partizanit: 

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar  në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga