Ekipi i Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar dy sulmuesit që kanë dhënë kontribit për ekipin bardheblu. Fjala është për Walid Jarmouni dhe Emmanuel Ernest.
Në këtë njoftim bëhet e editur edhe rrugëtimi i ri profesional për këtë dyshe. Ernest e ka mbyllur kapitullin me Tiranën së fundmi, ndërsa Jarmouni ka pak kohë që ka ndarë “rrugët” me kryeqytetasit: “Faleminderit, Walid Jarmouni dhe Emmanuel Ernest!
KF Tirana njofton zyrtarisht transferimin e lojtarëve Walid Jarmouni dhe Emmanuel Ernest në klubet Hassania Agadir dhe USM Alger. Klubi shpreh mirënjohje për kontributin e tyre gjatë qëndrimit në kampin bardh e blu.
U urojmë suksese në rrugëtimin e tyre të ri dhe jemi krenarë që KF Tirana vazhdon të jetë një klub lider në transferime, në bashkëpunim me klube të njohura ndërkombëtare”.