
Elbasani
Harallamb Qaqi nuk është më pjesë e ekipit të Elbasanit. Vetëm pas një viti, qendërmbrojtësi Qaqi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me “verdheblutë”.
Në sezonin që lamë pas, 31-vjeçari mori pjesë në 23 ndeshje, me një total prej 1,361 minutash. Madje, mbrojtësi ia doli që të shënonte edhe një gol, kundër Vllaznisë në Superiore.
Njoftimi i Harallamb Qaqit:
Ky sezon për mua mbyllet këtu me AF Elbasan.
Dua të falënderoj presidentin, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. I jam mirënjohës për besimin, përkrahjen dhe çdo moment të ndarë së bashku — si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Uroj ekipit vetëm suksese në vazhdim!
View this post on Instagram
Poll