
Agim Zeka është lojtari më i ri i Partizanit. 25-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit dhe është pikërisht profili ku Orges Shehi ka kërkuar përforcim.
Zeka ka firmosur kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për 1 tjetër. Gjatë edicionit të fundit shënoi 5 gola dhe asistoi 4 të tjera në Superiore me Erzeni.
25-vjeçari ka kaluar në grupmoshat e Kombëtares. Po ashtu mbahet mend për transferimin nga Skënderbeu te Lille në vitin 2016 për shifrën e 300 mijë eurove.
Afrimi i tij është i treti për Partizanin gjatë kësaj merkato vere. Më parë janë transferuar sulmuesi Piloto nga AC Escaldes dhe Zguro që e mbylli te Struga.
Njoftimi i Partizanit:
"Partizani me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshjen për afrimin e futbollistit Agim Zeka. Sulmuesi nga Prishtina i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te Erzeni, skuadër me të cilën realizoj 5 gola dhe dhuroj 4 asiste. 25 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zeka menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi teksa i është bashkuar skuadrës në qytetin e Pogradecit".