
"Final Four"
Sot u hodh shorti i “Final Four”, ku katër ekipet e para të Superiores kanë njohur kundërshtarët. Egnatia e vendit të parë përballet me Partizanin e vendit të katërt, gjysmëfinale e cila do të zhvillohet më 5 maj në “Arena Kombëtare”.
Në krahun tjetër, supersfida tjetër është gjysmëfinalja mes Vllaznisë dhe Dinamos. Edhe ky duel do të zhvillohet po në kryeqytet, në stadiumin “Arena Kombëtare”, por më datë 4 maj.
Ndërsa një nga sfidat e “Final Four”, siç është finalja e “vogël”, pra dueli për vendin e 3-të dhe të 4-t do të luhet në “Elbasan Arena”. Diçka të tillë e ka zyrtarizuar vetë Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani pas shortit.
Poll