
Teuta ka vepruar në merkato ditën e sotme duke përforçuar repartin difensiv të ekipit. Një muaj pas mbylljes së bashkëpunimit me Vasilis Zogos, durrsakët kanë rikthyer mbrojtësin në skuadër.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Teuta nëpërmjet një postimi në rrjetet soçiale të klubit. Mbrojtësi 26-vjeççar do të jetë pjesë e “Djemve të Detit” për sezonin e ardhshëm.
Njoftimi zyrtar i Teutës:
KF Teuta ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin qëndror Vasilis Zogos, i çili ishte pjesë e skuadrës edhe gjatë sezonit që lamë pas.
Palët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin 2025/26, duke konsoliduar më tej repartin difensiv të ekipit.
Zogos u shqua për paraqitjet e tij solide në mbrojtje gjatë ediçionit të kaluar, dhe prania e tij pritet të jetë një aset i rëndësishëm për objektivat e Teutës në kampionat dhe në kompetiçionet e tjera.