
Tirana ditën e sotme ka prezantuar afrimin e radhës. Bardhelutë kanë zyrtarizuar Rafael De Freitas Silva, duke u bërë lojtari më i ri që u bashkohet kryeqytetasve.
Braziliani luan si mesfushor dhe tashmë do të vihet nën urdhrat e Gugash Maganit. 24-vjeçari madje që ditën e sotme do të nisë stërvitjen me ekipin për t’u përgatitur për duelin me Bylisin në Kupën e Shqipërisë.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Rafael De Freitas Silva. 24 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit bardh e blu. Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën ⚪️????!
#ëelcomeRafael #neësigning #midfield”, thuhet në postimin e Tiranës. Lojtari këtë sezon me Leixoes që militon në kategorinë e dytë në Portugali ka luajtur në 6 ndeshje, të gjitha si zëvendësues, në total 113 minuta.
View this post on Instagram