
Tirana po tregohet pa “frena” në këto ditët e fundit. Bardheblutë ditën e sotme kanë arritur të prezantojnë lojtarin 5-të në këtë merkato.
Nga Greqia zbarkon në Tiranë një qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për Edison Kola, i cili do të mbajë veshur fanellën bardheblu në sezonin e arshëm.
Kola ka mbyllur sezonin me AO Giouchtas në ligën e dytë greke. Në 34 ndeshje ka dhuruar vetëm 1 asist. 23-vjeçari me origjinë shqiptare luan si qendërmbrojtës dhe do të zëvendësojë kështu të larguarin Erion Hoxhallarin.
“Mirësevjen Edison Kola ✍????
Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka firmosur zyrtarisht me qendërmbrojtësin, Edison Kola.
Mbrojtësi 23-vjeçar transferohet te skuadra e Tiranës nga kampionati grek, aty ku edhe ka nisur karrierën e tij si futbollist.
Klubi i uron mirëseardhje Kolës dhe paraqitje dinjitoze me fanellën bardh’ e blu!”, thuhet në njoftim
View this post on Instagram