
Herolind Shala
Rrugëtimi mes Herolind Shalës dhe Partizanit ka përfunduar. Mesfushori që bëri 5 paraqitje me kombëtaren shqiptare është larguar përfundimisht nga “Demat e Kuq”.
Lajmi është komunikuar nga vetë klubi kryeqytetas përmes një mesazhi në faqen zyrtare. Herolind Shala zhvilloi vetëm dy ndeshje me të kuqtë, një në Superiore dhe një në Kupën e Shqipërisë.
“Partizani zyrtarizon përfundimin e bashkëpunimit me Herolind Shalën. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me konsensus kontratën mes tyre.
Partizani dëshiron të falenderojë Herolind Shalën që ishte pjesë e familjes së kuqe duke i ururar njëkohësisht suksese në karrierë.”, shkruan Partizani.
Poll