Tirana - Partizani, derbi
Akileu Ndreca është futbollisti më i ri i Campodarsego. Pasi mbylli aventurën e tij në Kosovë me Prishtinën, ai ka vendosur që të nisë një rrugëtim të ri në Serie D italiane.
Me klubin e ri, ai ka firmosur kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit. Ndërkohë që Campodarsego s’ka paguar asnjë “kacidhe”, pasi 25-vjeçari ishte lojtar i lirë në treg.
Kujtojmë se Ndreca ka të shkuar edhe në futbollin shqiptar. Ai ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës.
Me bardheblutë ka marrë pjesë në 37 ndeshje, duke ia dalë që të shënojë 8 gola e të dhurojë 1 asist.
View this post on Instagram
Poll
