
Cristian Dros është tashmë edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mesfushori është prezantuar nga shkodranët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe në këtë mënyrë mesfushori nis një aventurë të re në Shkodër, duke preferuar të qëndrojë në Superiore pas largimit nga Elbasanit.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur akordin me futbollistin Cristian Dros. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë e Elbasanit, do të jetë kuqeblu deri në vitin 2027.
Ëelcome Cristian”, ka shkruar klubi. Dros tashmë si kuqeblu do të jetë nën urdhrat e Edi Martinit për sezonin e ri, duke shtuar alternativat dhe eksperiencën në mesin e fushës me lojtarin e Moldavisë.