
Erdenis Gurishta
Vllaznia prezanton sot Erdenis Gurishtën. Siç Neësport.al raportoi dje, ish-kapiteni kuqeblu la Bullgarinë për t’u kthyer sërish në Shkodër.
Së fundmi Gurishta ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka mbyllur bashkëpunimin me CSKA 1948 në Bullgari.
“Kënaqësi që kontribuova me klubin tuaj. Ju uroj sukses”, shkruan Gurishta.
29-vjeçari numëron mbi 200 ndeshje me fanellën e Vllaznisë ku shënon 6 gola dhe 9 asiste. Mbrojtësi i djathtë ia doli që me anë të Vllaznisë, të grumbullohet nga Kombëtarja e Shqipërisë para 2 viteve.
Ky konsiderohet afrimi i katërt për Vllazninë në këtë merkato. Kujtojmë se më parë kanë hedhur firmën Kahrimanovic, Deliu dhe Melos Bajrami.

Poll