Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Bylisi nuk ndalet, shet në Portugali sulmuesin 24-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bylisi nuk ndalet, shet në Portugali sulmuesin 24-vjeçar
Jefferson Kibe

Bylisi pas Aleksandër Trumçit ka bërë një tjetër shitje. Këtë herë drejtuesit ballshiotë kanë shitur në Portugali sulmuesin Jefferson Kibe. Ky i fundit do të vazhdojë karrierën te Leiksoes që militon të Kategorinë e Dytë portugeze.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, i cili falenderon lojtarin për kontributin e dhënë. Gjithashtu ekipi nga Ballshi ka mbajtur 20% të kartonit të lojtarit, i cili në rast se shitet nga skuadra portugeze, balshioteët do të përfitojnë sërish.

“Zyrtare!

Bylisi shet sulmuesin Xheferson

FK Bylis njofton shitjen e sulmuesit brazilian, Xheferson Pesanja Agostino, te skuadra e Leiksoes në Ligën e Dytë, në Portugali. Braziliani Xheferson luajti për një sezon në klubin tonë, duke realizuar 8-gola. Nga shitja e sulmuesit brazilian, klubi ynë ka mbajtur edhe 20 përqind të kartonit.

FK Bylis, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për klubin tonë, i uron suksese brazilianit Xheferson në vijimin e karrierës”, ka shkruar klubi ballshiot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga