
Tashmë edhe zyrtarisht Albion Marku është futbollisti më i ri i Partizanit. Mbrojtësi i krahut rikthehet në Superiore, ku do të riveshë sërish fanellën e “Demave”.
Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë 1-vjeçar eme të drejtë rinovimi edhe për 1 sezon tjetër. Klubi e ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa i urojnë sa më shumë suksese në aventurën e dytë të tij si “Dem” i kuq.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Albion Markut.
Mbrojtësi 24-vjeçar pjesë e Partizanit në sezonin 2021-2022, pas eksperiencës sezonin e kaluar te ETO FC Gyor në Hungari rikthehet në Shqipëri për të riveshur fanelën e kuqe. Marku ka firmosur një kontratë 1+1 me Partizanin dhe nga sot do ti bashkohet skuadrës në seancën stërvitore.
#MirëseriktheheshnëfamiljenekuqeAlbionMarku”, ka shkruar klubi i kuq.