Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ 5 paraqitje që vlejnë mijëra euro, klubi japonez i mbush “arkat” Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 5 paraqitje që vlejnë mijëra euro, klubi japonez i mbush
Teuta

Klubi i Teutës ka njoftuar para pak çastesh largimin e mbrojtësit brazilian Gabirel Gomez nga durrsakët te FC Imabari në Japoni, J2 League. Në përshkrimin e Teutës, Gomes cilësohet si risi në Superiore, sikurse pikë referimi në fazën defensive nën urdhërat e trajnerit Enkeledi Dobi.

Duket se oferta nga Azia ka tunduar bordin, duke i thënë “po” largimit. 26-vjeçari erdhi si transferim me parametra zero në verën e 2025-ës, ndërsa kartoni i amerikano-latinit sipas “Transfermarkt” përkon me 200 mijë euro.

Teuta nuk e bën të ditur kuotën e shitjes. Interesante është se Gabriel Gomes zhvilloi vetëm 5 ndeshje me ekipit e Durrësit, ndërsa “shpërblimi” për bordin është i madh, i transferura falas dhe tani i lë financat e bollshme.     

 

Poll

Lexo gjithashtu