Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ 450 mijë euro, Elbasani transferon qendërmbrojtësin lituanez

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 450 mijë euro, Elbasani transferon qendërmbrojtësin
Sigitas Olberkis

Sigitas Olberkis është lojtari më i ri i Elbasanit. Qendëmbrojtësi lituanez vendosi që të mbyllte aventurën e tij në vendlindje me FA Siauliai, për të nisur një të re në Shqipëri.

Mbrojtësi 27 vjeçar është në kulmin e karrierës së tij, pasi ka kapur edhe vlerën rekord në Transfermarkt. Momentalisht, futbollisti vlerësohet plot 450 mijë euro, duke pasur rritje të ndjeshme në sezonet e fundit.

Njoftimi i Elbasanit:

Sigitas Olberkis është zyrtarisht pjesë e familjes verdheblu. Olberkis vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në elitën e futbollit lituanez. 27 vjecari në karrierë është aktivizuar në kampionatet irlandeze, suedeze, bjelloruse etj.
Shtatlarti i qendrës së mbrojtjes gjithashtu numëron paraqitje me ekipin e përfaqësueses lituaneze.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga