
Skënderbeu nuk ia doli që të mbijetonte në Superiore, teksa pas humbjes me Bylisin në shtëpi me rezultatin 1-2, ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Një sezon i cili mbyllet me dhimbje për tifozët korçarë.
Ndërkohë, klubi i Skënderbeut nuk është bërë i “gjallë” as në rrjetet sociale, pasi ende nuk ka pasur reagim në lidhje me rënien një kategori më poshtë, ndryshe nga Laçi, të cilët po ashtu ranë në të parën.
Klubi ndjek kështu trajnerin Ernest Gjoka, i cili refuzoi të dilte para mediave në përfundim të duelit me Bylisin.
Tifozët korçarë kanë nisur të tregojnë “zemërimin” e tyre në postimet e mëparshme të klubit, duke u shprehur qartë të pakënaqur. Pritet të shihet nëse në orët e ardhshme do të ketë një reagim nga klubi bardhekuq.