Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ylli” në ngritje “rrëmben” vendin e titullarit, Flori Spahija gati për misionin ndaj Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
“Ylli” në ngritje “rrëmben” vendin e
Flori Spahija

Vllaznia do të luajë pasditen e kësaj të shtune përballë Laçit, sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 16:00.

Tashmë trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric ka “thurur” planin anti-Laç. Nuk priten shumë ndryshime në 11-shen titullare, por ajo ç’ka bie në sy është “rindërtimi” i mbrojtjes.

Brdaric do t’i besojë nga minuta e parë qendërmbrojtësit të talentuar Flori Spahija. Me pak minutat e marrë në këtë sezon, 21-vjeçari ka treguar vlera të çmuara, duke u shndërruar në një lojtar kyç për ekipin shkodran.

Loja e nivelit të lartë dhe kualiteti që shpalos në fushën e lojës, kanë bërë që Spahija të bindë Brdaric për fanellën e titullarit. Një lajm i mirë ky për 21-vjeçarin që do të ketë më shumë mundësi, por edhe sfidë kundër një ekipi cinik si Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga