
Bruno Dita
Mbrojtësi me eksperiencë i Dinamos Bruno Dita ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, teksa ka folur në lidhje me “Blutë” dhe rivalët.
32-vjeçari është pytur edhe për Vllazninë, si një kundërshtarë serioz për çështjen titull: “Vllaznia ka ekip të mirë. Mesfushën dhe sulmin e ka të mbipopulluar. Me lojtarët shumë të mirë. Ama ka probleme te mbrojtja”.
Aktualisht Vllaznia mban vendin e 2-të në tabelë me 10 pikë, 1 më pak se kryesuesit e Elbasanit. Nga krahu tjetër, Dinamo e Ilir Dajës ka fituar terren dhe ngjitet në pozicionin e 5-të me 7 pikë
Poll