Humbja në shtëpi përballë Dinamos, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë nuk është “përtypur” lehtë nga tifozeria shkodrane, ndonëse janë në garë për titullin në Superiore.
Gjithsesi, klubi i Vllaznisë ka dashur ta “hedh pas krahëve” disfatën e mbrëshme, teksa i ka uruar me postim special qendërmbrojtësit Erdenis Gurishta, me rastin e ditëlindjes së 31-të.
Gurishta është lider në prapavijën e ekipit shkodran, sikurse ai luan në shumë pozicione në repartin defensiv, madje deri në korsinë e djathtë të mesfushës.
Pas 32 javësh në Superiore, Vllaznia mban kreun me 60 pikë, ndjekur nga Elbasani me 1 më pak, ndërsa ekipi i drejtuar nga Edi Martini ka siguruar “biletën” për Final Four.
View this post on Instagram
