
Vllaznia
Vllaznia ka fituar në miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme në Bosnje përballë HSK Posusje. Shkodranët mposhtën skuadrën boshnjake me rezultatin 1-3 në një ndeshje të dominuar totalisht nga ata.
Kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me Amir Kahrimanovic, ndërsa do të barazoheshin pak më vonë me anë të një 11-metërshi. Në pjesën e dytë ishin dy talentët e promovuar nga akademia shkodra, Kevin Dodaj dhe Mehdi Çoba që do të shënonin 2 herë të tjera për të mbyllur me sukses edhe këtë test.
Kjo është fitorja e dytë për Thomas Brdaric që po merr sinjale tejet pozitive nga skuadra përpara kualifikueseve në Conference League.
Poll