
Vllaznia
Ka përfunduar me rezultatin e pastër 3-0 miqësorja mes Vllaznisë dhe Deçiç Tuz (Mali i Zi). Ky duel ka shërbyer si “test” për të mbajtur në formë ekipet respektive, marrë në konsideratë aktivitetet e kombëtareve.
Dueli është mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ka pasur vetëm një ekip në fushë, të besuarit e Edi Martinit.
Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Kastrati (35’), Ara (40’) dhe Tafili (55’). Në Superiore pas 2 javësh, shkodranët regjistrojnë 3 pikë, ndërsa zbresin në fushë karshi Partizanit, 13 shtator.
Poll