Janë zbardhur formacionet e takimit Vllaznia – Teuta, e vlefshme për javën e 13-të në elitën e futbollit shqiptar, e cila do nis pas pak minutash. Të dy trajnerët si Edi Martini i rikthyer pas pezullimit në “timonin” e kuqebluve dhe Enkeleid Dobi në kampin e durrsakëve kanë vendosur të zbresin në fushë “artilerin të rënda”.
Pas nisjes gati perfekte të sezonit, Vllaznia e ka ulur ndjeshëm “gazin”, duke marrë vetëm 2 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Barazimi me Partizanin e shton edhe më shumë “zjarrin” Bekim Balës me shokë për t’u rikthyer te fitorja kundër Teutës në “Loro Boriçi”.
Skuadra shkodrane “bashkëjetonë” me Elbasanin në krye të Superiores pas 12 javësh, 24 pikë. Teuta nga krahua tjetër vjen disi e qetë pas suksesit ndaj Vorës me rezultatin minimal.
Takimi i fazës së parë mes këtyre dy ekipeve përfundojë në barazimin “dramatik” 1 – 1, teksa durrsakët shënuan vetëm në “frymën e fundit”, duke i hequr fitoren nga “duart” shkodranëve.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Pohls, Gjini, Gurishta, Bajrami, Bismark, Mala, Qato, Jago, Kastrati, Balaj, Kallaku
Trajner: Edi Martini.
TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli, Vila, Wotlai
Trajner: Enkeleid Dobi.
