Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Flamurtari dhe Vllaznia do të përballen sot në kuadër të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, do të nisë prej orës 18:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë, Ani Koçiaj dhe Fatmir Lama.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Enis Dishani. Ndërkohë që nga dhoma e sistemit VAR në ndihmë të Jorgjit do të vijnë, Albert Doda dhe asistenti i tij që do të jetë, Daniel Vrapi.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Ani Koçiaj
Asistent 2: Fatmir Lama
Arbitër i 4: Enis Dishani
VAR: Albert Doda
aVAR: Daniel Vrapi
Poll
