
Vllaznia nuk di të ndalet në merkato, teksa ditën e sotme ka bërë zyrtarizimin e radhës pas Kahrimanovic dhe Deliut, është zyrtarizuar një afrim tjetër mjaft cilësor, duke përforcuar repartin e mbrojtjes.
Melos Bajrami është lojtari më i ri i Vllaznisë. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Gjilanin në Superligën e Kosovës, për t’u transferuar në Shkodër. Bajrami firmosi një kontratë 1+1 me klubin kuqeblu.
Vllaznia ka postuar dhe një video të Melos Bajramit ku e prezanton me stil. “Na presin emocione të forta. Forca Vllaznia”, shprehet shkurtimisht ish-mbrojtësi i Gjilanit.
Poll