Pamje nga tribuna e "Tirona Fanatics"
Tirana dhe Partizani po përballen momentalisht në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ka nisur në orën 19:00 dhe është në këto momente 0-1 për të kuqtë.
Ndërkohë që në tribunën e tifozëve të Tiranës kanë nisur “shkëndijat” e para. Në pamjet e mëposhtme shihen se si forcat e Policisë përplasen me disa prej tifozëve që kalojnë xhamin e tribunës.
Stjuartët e stadiumit nuk e vunë dot nën kontroll situatën me tifozët e Tiranës, të cilët u irrituan pas golit të pësuar. Kjo solli ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë, të cilët janë futur në tribunën e “Tirona Fanatics”.
Poll
